Sulmuesi akuzohet për tentim vrasjeje

Sulmuesi akuzohet për tentim vrasjeje

Mbrëmë pas mesnatës në klubin “Bar Code” në rrugën “Dervish Cara” në qendër të Tetovës ka ndodhur një incident, ku kanë mbetur të lënduar disa persona, kurse njëri është plagosur me armë zjarri. Sulmuesi është arrestuar dhe do të akuzohet për tentim vrasjeje.

Zënka ka ndodhur në mes personave I.A (40 vjeç) dhe M.A (35 vjeç) pjesëtar i sigurimit të kafesë ku ka ndodhur incidenti. Të dy janë zënë verbalisht pastaj fizikisht dhe kjo ka përfunduar me të shtëna nga I.A. Dy plumba të krisur, një në ajër dhe një në trupin e M.A.

M.A është dërguar në spital dhe pas intervenimit të mjekëve, është lëshuar për shërim shtëpiak. Personi që krisi me pistoletë është arrestuar.

Ka pasur edhe të lënduar tjerë si pasojë e hutisë dhe frikës gjatë largimit nga kafeneja./21Media