11 të lënduar

11 të lënduar

Policia e Londrës ka njoftuar se në incidentin që ka ndodhur para Muzeut të Historisë së Natyrës, kanë mbetur të lënduar 11 persona, kur një makinë ka hyrë me shpejtësi në turmën e këmbësorëve.

Policia po ashtu njoftoi, se incidenti nuk ka të bëjë me terrorizëm, por po trajtohet si një aksident trafiku.

Prefekti i Londrës, Sadiç Khan tha se ka qenë në kontakt të afërt me asistentin e Mark Roëley, shefi i policisë kundër terrorizmit në Britani, me të cilin ka biseduar për incidentin.

Incidenti pason disa sulme terroriste të kryera në Britani, përgjegjësinë e të cilave e ka marr ISIS.