Në pritje të njësitit për deminim

Në pritje të njësitit për deminim

Sot është raportuar për një mjet të dyshimt në oborrin e Spitalit të Pejës. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj për rtv21.tv i cili tha se pakoja  e dyshuar është raportuar në polici rreth orës 11:00.

Pas katër orësh të raportimit të rastit, Ibraj për rtv21 tha se ende janë në pritje të njësitit për deminim.

Për çdo detaj të ri rtv21.tv. do të ju mbajë të informuar./21Media

Mjet i dyshimtë në spitalin e Pejës, deklarohet policia