Një 53 vjeçar kishte tentuar i pari ta sulmoj Ejupin

Një 53 vjeçar kishte tentuar i pari ta sulmoj Ejupin

Një ditë pasi mediat kroate raportuan lajmin për një incident, ku ishte përfshirë sulmuesi 31 vjeçar i Slaven Belupo, Muzafer Ejupi, policia ka dhënë disa detaje të sulmit.

Sipas policisë kroate ishte një burrë, 53 vjeçar, i cili e sulmoi Ejupin me një shufër metalike. Ndonëse fillimisht lojtari shqiptar ishte akuzuar se e ka sulmuar burrin 53 viçar, së bashku me një të afërm të tij.

Por, lojtari shqitar, i cili luan për kombëtaren e Maqedonisë ka arritur t’ia rrëmbejë shufrën dhe duke u vetëmbrojtur i ka shkaktuar 53 vjeçarit lëndime të rënda trupore. Ndërsa lojtari ka pësuar vetëm dëmtime të lehta. Ndaj personit që e sulmoi Muzafer Ejupin kanë nisur hetimet.

Ejupi pritet të mungojë në ndeshjen e Slaven Belupo kundër Osijek, që luhet nesër nga ora 19:00./21Media