Vrasja ka ndodhur pas një grabitje me armë

Vrasja ka ndodhur pas një grabitje me armë

Mbrëmë një 36-vjeçar është vrarë në vendin e tij të punës, në një kazino në hyrje të qytetit të Lipjanit. Nga informacionet e para, Policia e Kosovës bën të ditur se dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një grabitje me armë.

Mësohet se grabitësi ishte futur në objektin e lojërave të fatit, ku pas grabitjes së pazarit ditor që kishte marrë nga viktima, të njëjtin e ka qëlluar me armë zjarri duke e vrarë në vend.

Policia e ka cilësuar rastin si vrasje të dhunshme, ndërsa personi i kërkuar ndodhet në arrati./kp