Deti Baltik është gati të bëhet një liqen i NATO-s, përballë Rusisë

Është e qartë se Rusia nuk është e lumtur për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Por Putin tha se ky hap dramatik nuk përfaqëson asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë dhe komentet e tij të fundit përmbanin disa nuanca të rëndësishme.
Vetëm zgjerimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s, tha ai, do të provokonte një përgjigje, përcjell rtv21.tv
Në një farë mënyre, fakti që dy fuqi ushtarake shumë të afta i janë bashkuar aleancës perëndimore ndryshon pak në terren.
Por një vështrim i shpejtë në hartë tregon se Gadishulli Kola i Rusisë, i mbushur me baza detare dhe kapanone raketash, shtrihet vetëm 160 kilometra nga kufiri me Finlandën.
Dhe shtëpia e Flotës Balltike të Rusisë, Kaliningrad, e cila tashmë është e vendosur mes anëtarëve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, së shpejti do të ketë një fqinj tjetër të NATO-s, Suedinë, që do ta shikojë atë nga përtej detit.
Deti Baltik është gati të bëhet një liqen i NATO-s, raporton BBC
Putini e kupton, ndoshta me vonesë, se nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar dy vendet skandinave të bashkohen me NATO-n.
Por ai po paralajmëron aleancën që të mos shkojë më tej, duke vendosur raketa ose duke krijuar baza të përhershme në secilin vend.
Lëvizje të tilla nuk kanë gjasa. Suedia dhe Finlanda janë tashmë partnerë të mirëpërcaktuar të NATO-s, me forca të armatosura që janë tashmë shumë ndërvepruese me homologët e tyre të NATO-s./21Media

Back to top button