Deutsche Bundesbank do ta përkrahë BQK-në

Mehmeti takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë vizitës në Frankfurt të Gjermanisë, ka takuar zëvendës Presidentin dhe njëherit anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Johannes Beermann.

Në takimin e zhvilluar, Guvernatori Mehmeti e informoi zëvendës Presidentin e Deutsche Bundesbank-ës, Beermann, me zhvillimet e fundit në ekonominë dhe sistemin financiar në Republikën e Kosovës, thuhet nw njoftimin e dwrguar nga BQK-ja.

Guvernatori Mehmeti gjithashtu shprehu falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Deutsche Bundesbank dhe Qeveria e Gjermanisë i kanë dhënë BQK-së dhe Republikës së Kosovës, në përgjithësi, me shpresën se ky bashkëpunim dhe përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Johannes Beermann uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen në pozitën e Guvernatorit të BQK-së duke shprehur kënaqësinë lidhur me shëndetin financiar në Kosovë dhe e siguroi atë për përkrahje, dhe bashkëpunim të mëtejmë mes të dyja autoriteteve./21Media

Back to top button