Ambasada e Gjermanisë: Në muajin e shenjtë të Ramazanit, ju urojmë agjërim të qetë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ua ka uruar të gjithë besimtarëve muajin e shenjtë të Ramazanit.

Në llogarinë e saj në Facebook, kjo ambasadorë ka uruar agjërim të lumtur dhe të qetë.

“Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit ju urojmë agjërim të lumtur dhe të qetë të gjithëve”, thuhet në urimin e Ambasades gjermane.

Muaji i Ramazanit nis më 23 mars dhe do të zgjasë për 29 ditë, deri më 20 prill.

Gjatë kësaj periudhe, besimtarët myslimanë përmbahen ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Pas përfundimit të Ramazanit, besimtarët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një prej dy festave më të mëdha të besimit islam./21Media

Back to top button