Poezi nga MARINA IVANOVNA CVETAJEVA

Poezi nga MARINA IVANOVNA CVETAJEVA

DHE MË NË FUND E GJETA

Dhe më në fund e gjeta
Atë që më është i nevojshëm:
dikë që ka nevojë për mua
– si ajri.

Sa më e zezë dhe vdekjeprurëse –
më e domosdoshme është nevoja
e tjetrit – për ty, i cili nuk mund të bëjë më pak,

për mua – buka dhe frymëmarrja e tij.
I lipsem – dikujt:
lipset, përgjigjem
me thirrjen e parë.

Më i lartë, më i sigurt dhe dhe siguri
e maleve: kujtdo
i duhet një dorë: imja!
në plagë!

Dhe gjithë krahun – në zjarr!
Më shumë se drita e syve
më shërben nevoja njerëzore
mua- si fryma.