Poezi nga Bukowski

Poezi nga Bukowski

Me disa fjalë, autori i madh i të gjitha kohërave arrin të përshkruaj dashurinë dhe njëkohësisht mungesën e një personi të dashur për të.

Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh, janë dy gjëra të ndryshme. Dhe unë të mendoj, po s’të kërkoj”, me këto dy fjali shumë domëthënëse ai e përfundoi poezin e tij.

Dhe unë të mendoj po s’të kërkoj…

“S’rreshta kurrë së menduari për ty,
do doja aq shumë të ta them.

Do doja të shkruaja se më pëlqen të kthehem,
Se më mungon dhe të mendoj.
Po s’të kërkoj.
Madje s’të shkruaj as njatjeta.
Nuk di si je.
Dhe më mungon ta di”.

“Ke projekte?
Buzëqeshe sot?
Ç’ëndërrove?
Do dalësh?
Ku do t’shkosh?
Ke ëndrra?
A hëngre?”.

“Do t’më pëlqente të mund të kërkoja.
Po s’kam forcë.
Dhe as ti nuk e ke.
Dhe at’herë rrimë e presim më kot”.

“Dhe mendojmë.
Dhe kujtomë.
Kujtohu se të mendoj, se ti nuk e di, por ty të jetoj çdo ditë, që shkruaj për ty.

Dhe kujtohu se të kërkosh e të mendosh, janë dy gjëra të ndryshme.

Dhe unë të mendoj, po s’të kërkoj”.

Poezi e shkruar nga Charles Bukowski.

Charles Bukowski ka lindur në Andrenach në Gjermani me 16 gusht të vitit1920. Dy vite pas lindjes së tij familja e tij zhvendosen në Los Anxhelos, ku Bukowski qëndroi gjithë jetën. Ai është autori i 34 vëllimeve poetike, 3 romaneve dhe një skenar filmi. Bukowski njihet si një ndër themeluesit e rrymës “Underground” të shkrimit artistik.