Fansat do të mund ta shohin aktorin live

Fansat do të mund ta shohin aktorin live

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman këtë të mërkurë do të vizitojë vendin tonë.

Aktori, i cili në Kosovë është bërë i njohur me rolin e “Çënarit” nga seriali “Lale” do të qëndrojë në Kosovë, megjithëse nuk dihet sa gjatë.

Ende nuk dihet sakt se cila është arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë, por të gjithë ata që e duan kanë mundësi ta shohin aktorin nga afër, shkruan rtv21.tv

Aktori i njohur, Tolgahan Sayisman dhe modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017. Ndërsa, ata janë bërë prindër për herë të parë në muajin maj.

Ndërkohë, Sayisman së fundmi ka përfunduar xhirimet e serialit më të ri turk “Sampiyon”. E veçanta e këtij seriali është se në një skenë të ëmbël do të shfaqet edhe djali i Tolgahanit dhe Almedës, Efehani, i cili për herë të parë dhe para kamerave e thërret aktorin “baba”./21Media