Ajo ka flokë të bukura dhe buzëqeshë kur e fotografojnë

Ajo ka flokë të bukura dhe buzëqeshë kur e fotografojnë

Kjo dhi është bërë hit në internet në Malajzi, pasi fermeri ka postuar disa fotografi të saj.

Pronari i dhisë, Ahmad Fadzir, 21 vjeç, thotë se ajo ka dashuri për kamerën, pasi që buzëqeshë para aparatit.

Dhija tashmë është bërë yll, të paktën dy televizione të mëdha kanë raportuar për dukjen e saj, transmeton rtv21.tv.

Dhija është 11-muajshe e llojit të zviceran Saanen që zakonisht mbahen për qumështin e tyre të bollshëm.

“Unë kam më shumë se 17 dhi Saanen. Kjo, megjithatë, është e bukur, pasi ka një “xhambël” (flokë) dhe buzëqesh kur bëj fotografi”, tha pronari i saj.

“Disa njerëz më pyetën nëse unë dua të shes Ramosin,” tha ai.

Megjithatë, ai tha se do t’u ofrojë atyre dhi të tjera nga e njëjta racë./21Media