"Jetë ku emocioni im i vetëm buron nga kujtimet dhe memoriet për Belin"

“Jetë ku emocioni im i vetëm buron nga kujtimet dhe memoriet për Belin”

Sot janë bërë dhjetë muaj që prej ditës kur vdiq aktori i mirënjohur Blerim Peci, shkruan rtv21.tv

Në dhjetë mujorin e vdekjes, bashkëshortja e aktorit, Afërdita Sopjani-Peci, me anë të një shkrimi në Facebook, ka shprehur dhimbje të madhe për mungesën e të dashurit të saj.

Ajo ka thënë se nuk mund ta pranoj humbjen e tij, sepse në atë moment humb edhe vetën e saj

“Koha ndoshta shëron plagët por në rastin tim koha nuk ecën. 10 MUAJ pas ikjes se Belit nga kjo jetë ndjehem sikur 10 sekonda pas frymëmarrjes së fundit të tij. Stagnon koha, gërshetohet malli dhe dhimbja e krijon në mua imazhin e jetës së zbrazët. Jetë ku emocioni im i vetëm buron nga kujtimet dhe memoriet për Belin. Nuk e pranoj humbjen tënde sepse kur pranoj humbjen tënde, humbas vetën time. Koha kur do të pranoj që je larg meje do të jetë kohë e largët, Beli im”, ka shkruar Afërdita Sopjani Peci.

 

Aktori i njohur Blerim Peci, u lind më 1 gusht të vitit 1973. Karrierën e kishte nisur në emisionin “Show Meselation”. Ndërsa, në vitet e fundit aktori ka qenë pjesë e emisionit humoristik “Vikendi”. /21Media