Kadare vlerësohet në mbarë botën për krijimtarinë e tij

Kadare vlerësohet në mbarë botën për krijimtarinë e tij

Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, po qëndron në Prishtinë me ç’rast sot do të pranojë Çmimin  Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”.

Më poshtë mund t’i lexoni dhjetë thënie të Kadaresë që kanë mbetur gjatë në mendjen e shumë lexuesve dhe adhuruesve të tij.

– Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.

– Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

– Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

– Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.

– Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

– Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

– Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

– Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

– Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim.

– Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave./21Media