Festivali ndërkombëtar 34-të vjetor i akullit në Harbin nisi më 5 janar

Festivali ndërkombëtar 34-të vjetor i akullit në Harbin nisi më 5 janar

34 çifte kineze mposhtën temperaturat shumë të ftohta për të lidhur martesë në masë si pjesë e Festivalit ndërkombëtar të akullit në qytetin verior të Kinës, Harbin.Çiftet u mblodhën me pallto dhe xhaketa me gëzof sipër kostumeve dhe fustaneve të nusërisë për të ecur nëpër qilimin e kuq të mbuluar në borë.

Festivali ndërkombëtar 34-të vjetor i akullit në Harbin nisi më 5 janar dhe vazhdon derisa bora fillon të shkrihet në muajin shkurt.

Festivali i akullit, që shënohet me të gjitha llojet e aktiviteteve dimërore, josh disa miliona turistë nga gjithë vendi dhe ndërkombëtarisht çdo vit./21Media