Dhjetëra të lënduar nga tërmeti

25 persona të lënduar

Si pasojë e tërmetit të sotëm në rajonin e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit në kufi me Turqinë, mbetën të lënduar 25 persona, ndërsa shumë shtëpi u dëmtuan.

Zëdhënësi i Institucionit të Ndihmës Emergjente të Iranit, Mojtaba Khaledi deklaroi se si pasojë e tërmetit mbetën të lënduar 25 persona.

Guvernatori i Azerbajxhanit Perëndimor, Mohammad Mehdi Shahriari, theksoi se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonën e tërmetit.

Sipas medias shtetërore të Iranit, në 43 fshatra u regjistruan dëme shtëpish.

Back to top button