Shumica e viktimave besohet të jenë afrikanë

Shumica e viktimave besohet të jenë afrikanë

Së paku 40 migrantë u vranë nga një sulm ajror që goditi një qendër të ndalimit të migrantëve në Libi, njoftuan zyrtarët.

Rreth 80 të tjerë mbetën të lënduar në shpërthimin që ndodhi në një objekt në periferi të kryeqytetit Tripoli, transmeton rtv21.tv.

Forcat anti-qeveritare të udhëhequra nga kryekomandanti Gjeneral Khalifa Haftar kanë akuzuar forcat qeveritare për sulmin.

Shumica e të vdekurve besohet të jenë afrikanë, duke u përpjekur të arrijnë Evropën në kalimet e fshehta të detit nga Libia.

Qeveria kërkoi nga Kombet e Bashkuara të krijojë një komision faktmbledhës për të hetuar sulmin.

Agjencia e OKB-së për refugjatë tha se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” nga raportet për sulm në qendrën e migrantëve./21Media