Dhoma e Specializuar shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese sot do të shpallë vendimin mbi Referimin e Rregullores

Sot kryegjykatësja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja An Pauwr-Ford, do të shpallë përmbledhjen e vendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e Rregullores së Procedurës dhe të Provave që miratuan gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës më 17 mars 2017.

Shpallja e vendimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kryegjykatësja do të lexojë përmbledhjen e aktvendimit në anglisht. Përfaqësuesit e mediave nuk do të kenë mundësinë për të bërë pyetje dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike./21Media

Back to top button