Dhunë në familje, gruaja kthehet te prindërit

Ajo u kthye në shtëpinë e prindërve bashkë me një fëmijë

Një burrë është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Raportohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan rtv21.tv.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij femër K/Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar nga i dyshuari i lartcekur”, ka konfirmuar policia.

Viktimës i është ofruar strehim dhe mbrojte, por e njëjta i kishte refuzuar dhe ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj së bashku me fëmijën.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button