Djali i një deputeti në Shqipëri dyshohet se ka dhunuar një vajzë

Djali i një deputeti në Shqipëri dyshohet se ka dhunuar një vajzë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) ka konstatuar një sërë shkeljesh në trajtimin e padisë së bërë nga Xhisiela Maloku, që kallëzoi për përdhunim Rexhep Rrahja, i biri i deputetit të PS Rrahman Rrahja.

Ndonëse, vajza kishte kallëzuar djalin e deputetit për dhunë, rrëmbim dhe përdhunim, asaj nuk i është ofruar menjëherë urdhër-mbrojtjeje.

Kësisoj oficeri Gentian Çitozi, që u mor me çështjen, u pezullua nga detyra pas ankimit të vajzës dhe më pas më datë 25 ndaj tij është regjistruar procedim penal për shpërdorim detyre.

Mësohet se ai ka tentuar të lehtësojë pozitat e të dyshuarit Rexhep Rrahja duke mos evidentuar dhunën fizike.

Xhisiela Maloku më pas ka kërkuar që të tërheqë kallëzimin, ndërsa u zbuluan edhe kërcënime me mesazhe telefonike.

“Më datë 21.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.Rr, vjeç 24, banues në fshatin Zezë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur e kanosur me anë të mesazheve telefonike shtetasen Xh.M, vjeçe 25. Neni 120 i Kodit Penal”./kp