Dhunohet një vajzë në Sllatinë

I dyshuari intervistohet dhe lirohet

Një vajzë dje ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar.

Rasti kishte ndodhur në fshatinë Sllatinë në vitin 2019.

“Viktima femër K/ Shqiptare ka raportuar se në vitin 2019 është dhunuar seksualisht dhe pa dëshirën e saj nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, ka konfirmuar policia.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button