Dhunohet seksualisht një vajzë, arrestohet ferizajasi

I dyshuari u dërgua në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person në Ferizaj i cili dyshohet se kishte dhunuar një vajzë më 11 të këtij muaji.

“Me 13.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur kishte dhunuar seksualisht viktimën femër K/Shqiptare”, ka konfirmuar policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button