Fotografitë u publikuan në faqen e shoqatës

Fotografitë u publikuan në faqen e shoqatës

Halil Kastrati dhe Shoqata e Bamirësisë “Jetimat e Ballkanit” ka bërë me shtëpi shumë familje pa kulm mbi kokë në Kosovë dhe më gjerë. Kastrati me “Jetimat e Ballkanit” ka ndihmuar shumë njerëz me kushte të vështira ekonomike.

Në nismën e tij për t’u dalë në ndihmë familjeve nevojtare nuk mungoi as përkrahja e artistëve. Në mesin e tyre edhe artistja Dhurata Dora, e cila sot dhuroi drekë në kuzhinën e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, shkruan rtv21.tv

Këto fotografi u publikuan në faqen zyrtare të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Ndjekësit e shumtë të kësaj faqjeje u shprehën të lumtur me iniciativën e artistes./21Media