Kështu duket shtëpia e Dhuratës

Kështu duket shtëpia e Dhuratës

Këngëtarja e mirënjohur, Dhurata Dora është njëra ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar e cila tregohet mjaft aktive me projekte të reja muzikore të cilat priten mjaft mirë nga publiku, shkruan rtv21.tv

“Jake Jake” është kënga e fundit që këngëtarja ka sjellë e që ka rezultuar shumë e suksesshme dhe deri tani në Youtube numëron mbi 31 milionë klikime.

Përveç me projektet të reja muzikore është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Përmes një video që ka publikuar sot në Instagram, Dhurata ka prezantuar për herë të parë shtëpinë e saj./21Media