Ajo nuk del asnjëherë nga stili i saj sportiv

Ajo nuk del asnjëherë nga stili i saj sportiv

Këngëtarja e mirënjohur, Dhurata Dora është shumë aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive të ndryshme, ku bie në sy stili i veçantë dhe veshjet shumë moderne që ajo zgjedh.

Së fundmi, ajo është shfaqur me një palë pantallona dhe setër ngjyrë gri, të kombinuar bukur me një palë atlete të zeza me detaje të bardha, ndërsa çanta dhe syzet e kanë kompletuar më së miri këtë veshje.

Ndryshe, kujtojmë se “Kesh Kesh” është projekti i fundit nga Dhurata Dora. Kjo këngë ka mbledhur mbi  17 milionë klikime në Youtube./21Media

A post shared by DHURATA DORA (@dhuratadora) on