Libri për biografinë e Thaçit, dhuratë për prindërit e këtij të fundit

Libri për biografinë e Thaçit, dhuratë për prindërit e këtij të fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ua ka dhuruar librin me biografinë e tij prindërve të tij sot. Thaçi e ka bërë këtë lajm të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku ka tregua se edhe nëna edhe babai i tij janë intervistuar për këtë libër nga autorët e librit.

“Pata kënaqësinë t’ja përcjelli një dhuratë prindërve nga gazetarët anglezë të biografisë sime. Edhe nëna dhe babai u intervistuan gjërësisht për këtë libër nga autorët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Ata nuk kanë pasur mundësinë të mësojnë anglishten por sot patëm arsye t’i rikujtojmë momentet e gëzimit dhe pikëllimit të familjes sonë, të shprehura në fjalë dhe fotografi në këtë libër”, thuhet tutje në postimin e presidentit.

Ndryshe dy gazetarët e famshëm britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, kanë publikuar me 17 shkurt librin biografik me titullin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me rreth 320 faqe.

Libri i cili ka ngjallë debat në Kosovë, tash e tutje mund të blihet nëpër libraritë në mbarë botën dhe është botuar fillimisht në gjuhën angleze.

Dy gazetarët e famshëm britanik, për një kohë të gjatë kanë intervistuar Thaçin dhe personalitete tjera botërore. Ky libër më herët është thënë se do të promovohet fillimisht në Washington, Londër dhe Bruksel, më pas edhe në qendra tjera botërore./21Media

Fotografia e Hashim Thaçi