Një superbashkëpunim

Një superbashkëpunim

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës “Zemër”, që e ka sjellë Dhurata Dora në prill të këtij viti me reperin algjerian, Soolking, artistja ka gati një bashkëpunim tjetër me një artist të njohur ndërkombëtarisht. Bëhet fjalë për artistin Maitre Gims, i cili njihet për hitet e shumta, si “Est-qu tu m’aimes”, “J’me tire”, “Ego”, “Corazon”, e shumë të tjera.

Lajmin e bëri të ditur artisti francez, Dj Assad, i cili dha edhe detaje rreth projektit. Kënga mban titullin “Te Quiero” dhe do të publikohet në vitin 2020. U shpreh se ky do të jetë hiti i vitit 2020, transmeton rtv21.tv

Kujtojmë se projekti paraprak i Dhuratës u dëgjua jashtëzakonisht shumë edhe jashtë trojeve shqiptare. Ky videoprojekt numëron mbi 342 milionë klikime në YouTube./21Media