Festë në familjen Haradinaj

Festë në familjen Haradinaj

Familja Haradinaj sot është mbledhur për të festuar datëlindjen e Lolës, nuses së tyre.

Në këtë ditë të veçantë, deputeti Daut Haradinaj u përkujdes që nuses së tij t’i dhurojë një puthje të ngrohtë. Natyrisht që Lola është përkujdesur që këtë moment ta publikojë edhe në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Ndërsa Luani, djali i dëshmorit Shkelzen Haradinaj, kishte përzgjedhur një buqetë me lulet e stinës që ta nderojë Lolën.

Jeta i sfidoi me vështirësi të shumta, por motrat Muçaj-Haradinaj ia arritën më së miri t’i tejkalojnë të gjitha. Janë pjesë e shumë organizimeve, por gjejnë kohë edhe të kujdesen për shëndetin dhe dukjen e tyre.

E vogla e familjes, Lola, vitet e fundit i është përkushtuar palestrës. Me të vërtetë është për t’u duartrokitur se si një nënë e dy fëmijëve arrin ta mbaj aq në formë trupin./21Media