Ajo duket mjaft bukur

Ajo duket mjaft bukur

Njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe të dashura për publikun është Dhurata Dora. Ajo është mjaft e pëlqyer në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Duke qenë se ka numër të ndjekësve në rrjete sociale, Dhurata po tregohet mjaft aktive, duke publikuar pamje të shumta nga jeta private dhe profesionale, shkruan rtv21.tv

Sot këngëtarja e mirënjohur për 1 milion e 800 mijë ndjekësit e saj në instagram publikoi një fotografi të bukur. Me flokë të lëshuara dhe me fustan të shkurtër ngjyrë të zezë, këngëtarja po duket për mrekulli, ku merr komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares titullohet “Zemër”, që është në bashkëpunim me këngëtarin algjerian, Soolking. Kënga deri tani ka arritur më shumë se 300 milionë klikime në youtube./21Media