Dhurimi tradicional i gjakut nga Policia e Kosovës

Policët e Kosovës përveç angazhimeve që kanë organizojnë edhe aktivitete humanitare

Policia e Kosovës sot në kampin Vrella në Sllatinë dhuruan gjak, organizim ky tradicional i Policisë.

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë Amir Gërguri tha se dhurimi i gjakut është diçka e shenjtë dhe sigurisht që pjesëtarët e policisë së Kosovës, japin diçka nga vetja për ata që kanë nevojë.
“Në Policinë e Kosovës çdo vit organizohet kampanja për dhurimin e gjakut, dhe këtu në bazën e Njësive Speciale në Sllatinë vazhdimisht japim gjak. Dhurimi i gjakut është diçka e shenjtë dhe sigurisht qe pjesëtarët e policisë së Kosovës, japin diçka nga vetja për ata që kanë nevojë. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që e kanë shëndetin e mirë të japin gjak, për ata që kanë aksidente, që kanë nevojë për gjak, të jemi aty, t’iu japim diçka nga vetja, me qëllim gjithmonë fisnik, me qëllim të mirë”, tha Gërguri.

Sipas tij kampanja në policinë e Kosovës është në zhvillim e sipër, numri është enorm, shumica dërrmuese e pjesëtareve të Njësisë Speciale dhurojnë gjak në baza vjetore, numri është shumë i madh dhe ky numër është në rritje.
Ai tha se qëllimi i kësaj iniciative është që qytetarët ta dinë se Policia e Kosovës janë këtu të ndihmojnë në çdo mënyrë të mundshme, qoftë edhe të sakrifikojnë vet jetët e tyre në shërbim te popullit.

Drejtoresha e shërbimeve shëndetësore në Polici Lindita Kajtaz tha se kjo iniciativë ndikon në mënyrë indirekte që edhe qytetarët të dhurojnë gjak dhe të mendojnë për jetën e njëri-tjetrit.
“Është një sensibilizim mjaft i mirë dhe mjaft i duhur për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke i forcuar ata moralisht, dhe duke dhënë një mesazh që përveç qe ju mbrojmë natë e ditë, 24 orë, sot ne japim edhe gjak dhe e shpalosim anën tonë humanitare, që nëse ka nevojë e japim edhe jetën për juve”, tha Kajtazi.

Ndërsa, Hysen Sadriu nga Qendra për Transfuzion të Gjakut tha se në të gjitha institucionet e botës, ku bëhet transfuzioni i gjakut, ka mungesa sezonale të sasisë së gjakut, si dhe mungesa të përkohshme. Ai thotë që kjo vjen si pasojë që qytetarët këto kohë shkojnë në pushime verore, dhe prandaj ka mungesë të sasisë së nevojshme të gjakut.
“Është kënaqësi e madhe të vish në kësi ambienti ku i sheh të gjithë duke dhuruar gjak sepse dhurimi i gjakut është një gjest human dhe fisnik. Prandaj ne me kënaqësinë më të madhe vijmë këtu për të marr pjesë në organizimin e kësaj iniciative”, tha Sadriu.

Dhurimi i gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim ku do të organizohen edhe nëpër njëi dhe stacionet e Policisë nëpër Kosovë.

Back to top button