"Vendimi për të vazhduar kontratën, ishte vendim i lehtë"

“Vendimi për të vazhduar kontratën, ishte vendim i lehtë”

Sulmuesi i PSG-së, Angel di Maria ka thënë se është krenar me ato çfarë ka arritur në këto katër vite te gjiganti francez.

Ish-sulmuesi i Real Madridit është i kënaqur me të gjitha trofetë e fituara.

“Nëse shikoj çfarë kam fituar këto katër vite, mund te them se ndihem krenar. Vendimi për të vazhduar kontratën, ishte vendim i lehtë. Katër sezonet e fundit kemi qenë fantastik. Shumë shpejt fillova të shënoj dhe kjo me bëri të ndihem mirë.”, tha ai.

Ai u shpreh që ky vit të jetë edhe më i mirë për të.

“E dua qytetin dhe shtetin dhe për mua viti i fundit ka qenë me i miri. Shpresoj që viti i pestë këtu të jetë edhe me i mirë”, deklaroi ai.