Ylli argjentinas thekson se është i lumtur në Paris

Ylli argjentinas thekson se është i lumtur në Paris

Angel Di Maria dëshiron të qëndroj te Paris Saint-Germain pavarësisht interesimit nga klube të mëdha nga Evropa. Di Maria, i cili iu bashkua PSG-së në muajin gusht të vitit 2015 nga Manchester United për 44 milionë funte, raportohet se është shënjestër të Interit këtë verë si zëvendësues i Ivan Perisiç, i cili pritet të shkojë te ‘Djajtë e Kuq’.

Pavarësisht spekulimeve, Di Maria insiston që është i lumtur në Paris, por gjithçka varet nga klubi.“Për mua, nuk ka dyshime për këtë. Dua të qëndroj”, ka thënë ai për ‘Le Parisien’.“Por, për klubin, nuk e di. Në fillim nuk e dija se çfarë kërkonte trajneri nga unë. Më vonë jam adaptuar dhe kam treguar vlerat e mija”, ka theksuar Di Maria.