Cakaj ka folur për dialogon, taksën dhe Rrugën e Kombit

Cakaj ka folur për dialogon, taksën dhe Rrugën e Kombit

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, e shikon të rëndësishme që me qeverinë e re të Kosovës të krijohet një platformë e përbashkët për dialogun me Serbinë. Cakaj ka treguar tre qëndrimet e Shqipërisë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Shqipëria ka tre qëndrime kryesore sa i takon dialogut Kosovë – Serbi:E para që Kosova duhet ta përcaktojë platformën e saj politike dhe Shqipëria do ta mbështesë pa kushte.E dyta Shqipëria konsideron që njohja e Kosovës nga ana e Shqipërisë është e domosdoshme për një marrëveshje të qëndrueshme.E treta ne konsiderojmë se një marrëveshje e tillë duhet të bëhet në bekimin e SHBA dhe BE.Unë nuk kam ardhur si rrjedhojë e një komploti për ndryshimin e kufijve të Kosovës, as e kam mbështetur, as kam udhëhequr ndonjë fushatë në shërbim të kësaj ideje. Unë nuk jam shërbëtor i kësaj ideje. Republika e Shqipërisë nuk mund të ketë qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi duke anashkaluar Kosovën.” ka thënë ai në Rtv Ora.

Cakaj po ashtu ka folur edhe për taksën në rrugën e Kombit. Edhe pse i rezervuar të flasë për këtë çështje, diplomati Cakaj ka se vendosja e taksës ekziston në shumë vende të botës dhe nuk e ndanë Kombin.