Basha: Zgjidhja më e mirë është të shkohet në zgjedhje

Loading...

Basha: Zgjidhja më e mirë është të shkohet në zgjedhje

Sonte në emisionin debatues, “Click” të RTV 21, ishte i ftuar opinionisti, Dimal Basha, i cili u shpreh që vendi është në krizë tash e 20 vjet, por sipas tij dialogu nuk është faktori kyç që do ta nxirrte Kosovën nga kriza , përcjell rtv21.tv.

Vendi është në krizë, po nuk besoj që dialogu do duhet me kanë diçka kyçe për me mund me nxjerr vendin nga kriza, për shkak që nuk është dialogu që e ka shti vendin në krizë.”, u shpreh ai.

Basha gjithashtu deklaroi se Qeveria e tanishme sipas tij nuk mund ta përfundojë procesin e dialogut sepse është “Qeveri e kaubojve” që nuk dinë të përfundojnë bisedime të tilla.

Bisedimet janë qe 10 vjet, unë mendoj që nuk e kemi pas edhe ekipin, njerëz të dijshëm për me i dërgua në bisedime… Nuk mendoj që kjo Qeveri mundet me përfundua procesion e dialogut, domethënë është faza finale në vitin 2019, për shkak se është Qeveri e kaubojve që nuk dinë me krye këtë muhabet.”, tha Basha.

Opinionisti Basha po ashtu u shpreh që zgjidhja më e mirë për vendin është të shkohet në zgjedhje në mënyrë që të vijnë njerëz më të dijshëm dhe më të mirë./21Media