Limaj e Sherifi presin në takim delegacionin britanik

Limaj e Sherifi presin në takim delegacionin britanik

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i GP të Nismës, Bilall Sherifi, kanë pritur në takim delegacionin britanik të kryesuar nga Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor.

Limaj tha se për Kosovë është e rëndësishme përfshirja sa më e madhe e Britanisë së Madhe, sepse kjo, sipas tij, i jep kredibilitet dhe siguri procesit të bisedimeve Kosovës-Serbi.

Ai tha se Nisma do të angazhohet që Kosova të flas me një zë për këtë proces.

“Bashkërisht u pajtuam që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke”, tha Limaj./21Media