Tahiri: Do të ketë vonesa për shkak të qëndrimeve të ndryshme

Tahiri: Do të ketë vonesa për shkak të qëndrimeve të ndryshme

Ende nuk ka një datë se kur pritet të mbahet vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Por, presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar unitet politik në vend që të përmbyllet sa më shpejtë procesi i dialogut me Serbinë me anë të marrëveshjes së paqes dhe njohjes reciproke të Kosovës dhe Serbisë. Tha se në Bruksel do ta shtyjë përpara idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovë.  Ndërkaq, politologu Ramush Tahiri thotë se presidenti ka mandat kushtetues që t’i udhëheq bisedimet me Serbinë, dhe për nënshkrimin e marrëveshjes./21Media