Diamanti ngjyrë rozë theu rekordin në ankand

Diamanti ngjyrë rozë theu rekordin në ankand

Diamanti më i shtrenjtë në botë është ai ngjyrë rozë, i cili është shitur në vlerë prej 71.2 milionë dollarësh në një ankand në Hong Kong. Ky diamant, 59.6-karatësht u ble nga një argjendari në Hong Kong, pas 5 minutash beteje me oferta ndërmjet 3 njerëzve.

Në vitin 2013, në Gjenevë, ky guri u shitë për shifër rekord prej 83 milionë dollarësh, por blerësi njujorkez nuk mundi të paguante shumën dhe u largua. Presidentja e degës aziatike të “Sotheby’s, Patti Uong tha se shtëpia e ankandeve u kishte kërkuar pretendentëve të jepnin garanci se kishin financat e nevojshme për të blerë gurin e veçantë.

Shitja e gurit ngjyrë rozë theu rekordin prej 57.5 milionë dollarësh. Ndryshe, diamanti ngjyrë rozë është më i madhi me këtë ngjyrë që është shitur ndonjëherë në ankand, duke mundur edhe “Graffin” rozë, që ishte sa gjysma e tij./21Media