Jeta dhe puna e dy shqiptareve në SHBA

Jeta dhe puna e dy shqiptareve në SHBA

‘DiasporaFlet nëpër Kosovë’ vjen me takimin përmbyllës për këtë edicion i cili do të mbahet në Prishtinë.

Këto takime kanë për qëllim të njoftojnë nga afër të rinjtë nga Kosova me diasporën, përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.

Më datë 18 gusht, në orën 18:00 në lokalin MIQT Pub do të mbahet takimi “DiasporaFlet n’Prishtinë”, me folësit e ftuar Aneta Mihali Xhiku dhe Mikra Krasniqi, të cilët do të ndajnë me publikun përvojën e tyre dhe do të diskutojnë rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët./21Media