Zidane u mundua të arsyetojë lojtarët

Zidane u mundua të arsyetojë lojtarët

Pas ndeshjes, Zidane u përpoq të justifikonte lojtarët e tij, duke iu thënë gazetarëve se ky ishte vetëm fillimi i sezonit dhe ai besonte në ekipin e tij.

Skuadra e Diego Simeones deklasoi me rezultatin 7-3, ndërsa pas ndeshjes Zidane u mundua të justifikojë lojtarët për ndeshjen e dobët.

“Do të jemi të motivuar kur të fillon sezoni. Unë nuk dyshoj. Sezoni do të jetë i mirë. Nuk dyshoj”, tha Zidane.

Por kjo vlen vetëm sa për mediat, pasi sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri francez shprehu nervozizmin e tij, pasi refuzoi që të hyjë në dhomat e zhveshjes.