Buta ka një befasi për fansat

Buta ka një befasi për fansat

Reperi i njohur, Buta në fund të muajit korrik publikoi projektin muzikor “My Bro” në bashkëpunim me reperin Gjiko, shkruan rtv21.tv

Ky bashkëpunim është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre dhe deri tani ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube.

Pas suksesit të këngës “My Bro”, Buta ka paralajmëruar fansat se diçka e re po vjen nga ai.

“17 Gusht”, ka shkruar reperi në fotografinë e publikuar në instastory, mirëpo nuk ka zbuluar se për çka bëhet fjalë./21Media