Valza po përgatit diçka!

Valza po përgatit diçka!

Një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare, Valza Zhegrova po sjellë një projekt të ri për publikun shqiptar. Kështu së paku u bë e ditur nga një storie që e publikoi në Instagram, ku shihet në studion e Mixey, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët.

Siç duket dyshja edhe njëherë i bashkuan forcat për të sjellë diçka të bukur, transmeton rtv21.tv

Valza për një vit në skenën muzikore shqiptare ka sjellë pesë këngë. “Aman”, “E dehun pa as ni gote” “Luje Baby” dhe “Mon Ami”, “Andale” janë pesë këngët e saj. Kur jemi te kjo e fundit, vlen të theksohet se është realizuar në bashkëpunim me Don Phenom. Kënga deri tani ka më shumë se 3 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media