Receta të reja e shumë të shijshme

Receta të reja e shumë të shijshme

Çdo të diel jeni mësuar ta ndiqni garën e “nxehtë” të familjeve në emisionin “Diçka po Zihet”, por kësaj radhe nuk pati garë familjesh.

Në emisionin e gatimit “Diçka po Zihet” sot ishte i ftuar ambasadori italian në Kosovë, Piero Sard dhe shefet e kuzhinës në KFOR-in italian.
U komentua se ambasadori Sard është i apasionuar pas kuzhinës, jo të përgatisë por të hajë. Ai fillimisht e kishte të vështirë të pranonte ftesën pasi që nuk dinte të përgatiste mirëpo, ai zgjedhi detyrën e ndihmësit.

Mysafirët sollën receta të reja italiane, një pjatë tipike verore me fruta deti si dhe pasta të ndryshme të lehta për t’u përgatitur dhe shumë të shijshme.
Por edhe këtë të diele nuk munguan recetat e përjavshme të Cekës dhe këshillat shumë të vlefshmë të Olës.

Mysafirët përgatitën ushqim nën tingujt e muzikës italiane live nga Denik Prizreni.

Megjithatë, për nder të mysafirëve, në kuadër të emisionit “Diçka po Zihet” u transmetua një historik për Italinë si dhe shumë reportazhe interesante për gjerat që e indetifikojnë këtë shtet.

Kujtojmë se “Diçka po Zihet”, ka pasë mysafir special edhe ambasadorin francez, Didier Chaber./21Media