Emisioni "Diçka po Zihet", i veçantë si çdoherë

Emisioni “Diçka po Zihet”, i veçantë si çdoherë

Jemi mësuar çdo të diel që emisioni “Diçka po Zihet” të sjell shumë surpriza e receta me “kuzhinierë” të veçantë e lojra interesante.

Më herët si mysafirë special ishin ambasadorët e vendeve të ndryshme në Kosovë, e sot pasi që jemi edhe në prag të ditës së Pavarësisë së Amerikës, të ftuar në këtë show televiziv ishin ushtarët e KFOR-it amerikan.

Ata pergatiten shpageta me qofte amerikane me salcë ushqim ky i zakonshëm në familjet e tyre.

Ndërsa tavolina tjetër përgatiti mish pule të zier me birrë, gjithashtu, përgatitën një sallatë si dhe një ëmbëlësirë.

Përveç ushqimeve pati edhe muzikë live, po kësaj here nga ushtarët e KFOR-it i cili njëri prej tyre interpretoi edhe këngën e Elvis Presley-it.

Jo vetëm kaq, më shumë humor e të qeshura ata u sfiduan edhe në aktivitete të tjera si në basketboll, pompa, vallëzim e pikado, e natyrisht për të gjitha këto u shpërblyen me dhurata nga sponzorët e emisioni “Diçka po Zihet”.

E më e veçanta ishte se një ushtare e KFOR-it amerikan ishte fanse e reperit të njohur Ledri Vula, gjatë emisionit asaj iu bë një surprize e bukur pra, duke ia sjellur reperin për pak çaste vetëm që ta përqafojë ushtaren.

Emisioni “Diçka po Zihet” këtë javë prezantoi edhe një recetë të Cekës, por nuk mungoi as këshilla e vlefshme e Olës.

E për nderim të mysafirëve, RTV21 solli një storje interesante lidhur me popullin dhe shtetin amerikan./21Media