Sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga Atletico Madrid

Sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga Atletico Madrid

Diego Costa ka kohë që kërkohet nga klubet kineze dhe së fundmi në garë për të ka hyrë, Tianjin Quanjian.

Spanjolli i natyralizuar ka humbur shkëlqimin e tij dhe largimi nga Atletico mund të ndodh qysh në afatin kalimtar të janarit.

Kinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë Costas një pagë prej 15 milionë eurosh në vit, një ofertë kjo që do ta kënaqte vetë futbollistin, i cili ka shprehur pakënaqësinë që nuk paguhet mirë tek Atletico.

Costa ka realizuar vetëm një gol këtë stinor në La Liga me Atletico Madridin.