Temperaturat e larta, rritet numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

Temperaturat e larta, rritet numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

Kosova po përballet këto ditë me temperatura të larta, të cilat, sipas Institutit Hidrometeorologjik, kanë arritur mbi 35 gradë celsius. Ngritja e temperaturave ka rritur edhe numrin e personave që po kërkojnë ndihmë mjekësore. Brenda 24 orëve, vetëm në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndihmë mjekësore kanë kërkuar mbi 236 persona./21Media