Diellza para 23 vjetëve

Diellza para 23 vjetëve

Bukuroshja kosovare, Diellza Kolgeci është njëra ndër artistet më të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar.

Duke qenë se ka numër të madh të fansave, artistja po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Sot, modelja dhe aktorja e njohur kujtoi kohën kur ka qenë 17 vjeçare, gjatë kohës së përgatitjeve për “Miss Kosova 96”, vit në të cilin ka fituar kurorën e Miss-it, shkruan rtv21.tv

“Une 17 vjeqe ( gjithe me qendrim si me i pas 50 😁 ) me mikeshat e mija LeonoraIberdemaj, Arbëresha ArifiTeli, Blerta SylaSurroi, Mimoza Kryeziu gjate pregaditjeve per ” Miss Kosova 96″ autobusi nuk eshte aj qe po mendoni”, shkroi sot Diellza krahas imazheve të publikuara në facebook.

Diellza Kolgeci përveç që është e njohur si modele atë e keni parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare kur këndonte “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”. Përveç këtyre, Diellza për vitin e katërt me radhë organizoi evenimentin tashmë tradicional, “Ballo shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën.

Kujtojmë që Diellza Kolgeci dhe basketbollisti Fisnik Rugova në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, që e kanë pagëzuar me emrin Helena Rela Rugova./21Media