Diellza në pushime

Diellza në pushime

Në këto ditë të nxehta të verës, modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci gjendet në pushime.

Ajo është duke pushuar së bashku me Fisnin dhe vajzën e tyre, Helenën, mirëpo nuk ka zbuluar se në cilin vend është janë duke qëndruar, shkruan rtv21.tv

Modelja dhe aktorja e njohur po publikon imazhe të ndryshme në rrjete sociale, nga pushimet e saj familjare.

Sot, Diellza në facebook publikoi një fotografi të bukur ku shfaqet në biki, edhe këtë herë ajo i befasoi të gjithë me linjat e saj trupore, të cilat arriti t’i rikthejë shumë shpejt pas lindjes në format që ka pasur gjithmonë.

Kujtojmë që Diellza Kolgeci dhe basketbollisti, Fisnik Rugova në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, që e kanë pagëzuar me emrin Helena Rela Rugova./21Media