Modelja më e lumtur se kurrë

Modelja më e lumtur se kurrë

Diellza Kolgeci, emër ky i cili është pjesë e pandashme e mediave roze, në fund të muajit prill u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe basketbollisti Fisnik Rugova u bënë prindër të një vajze, shkruan rtv21.tv

Çifti vogëlushen e ka pagëzuar me emrin Helena.

Diellza me anë të postimeve në rrjetet sociale, duket se gjithë kohën e saj është duke ia kushtuar vajzës. Së fundmi, modelja ka publikuar një imazh të ëmbël me vogëlushen e saj, teksa është duke e mbajtur në krahë.

Që nga lindja e vajzës, ata nuk kanë hezituar asnjëherë të publikojnë fotografi të ndryshme të vajzës./21Media