Diellza e lumtur pranë personave të dashur

Diellza e lumtur pranë personave të dashur

Me rastin e ndërrimit të viteve, njerëzit anë e mbanë botës festuan në mënyra të ndryshme, me më të dashurit e tyre.

Krahas festimeve, nuk munguan as fotografitë e bukura të bëra me familje.

E lumtur pranë familjes festoi edhe bukuroshja kosovare, Diellza Kolgeci, e cila përmes disa imazheve të bukura uroi vitin e ri, shkruan rtv21.tv

Modelja dhe aktorja e njohur shihet e lumtur në fotografitë që ka bërë pranë më të dashurve të saj.

Kujtojmë që, Diellza Kolgeci dhe basketbollisti, Fisnik Rugova në muajin prill janë bërë prindër për herë të parë të vajzës, që e kanë pagëzuar me emrin Helena Rela Rugova./21Media