Dieta që ua rikthen format trupore

Dieta që ua rikthen format trupore

Pas lindjes, nënat duan që të rikthehen në formën e mëparshme, disa e arrijnë ashtu sikurse ka edhe shumë të tjera që nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Si për të treguar një model suksesi, është marrë shpesh humbja e peshës së këngëtares së famshme Beyonce.

Ajo ka përdorur një dietë të veçantë e cila çon në humbje peshe deri në 1 kilogram.

Përbërja e dietës:

8 gota me ujë të vakët

Lëng i shtrydhur nga 6 limonë

6 lugë të mëdha mjalti

Disa kuba akulli

10 gjethe mente

Përgatitja:

Ngrohni ujin, por nuk duhet të vlojë shumë, jo më shumë se 60 gradë. Shtoni të gjithë përbërësit dhe lereni përzierjen të qëndrojë në frigorifer për disa orë.

Në fund merreni dhe pijeni.

Në secilën gotë shtoni një kub akull, sepse trupi shkrin energji për ta ngrohur ujin apo ushqimin e ftohtë.

Para mëngjesit pini një gotë nga ky përzierës, duke e shoqëruar edhe më sallatë.

Në orën 11:00, pini gotën e dytë të kombinuar me lajthi dhe gështenja.

Për drekë, vezë të zier dhe sallatë jeshile me vaj ulliri dhe uthull molle.

Në orën 16:00 duhet të pini edhe një gotë tjetër.

Për darkë, shoqërojeni me peshk ose sallatë me mish pule.

Dy orë para gjumit, pini dhe një gotë nga kjo limonadë.